Kryeministri Edi Rama ishte sot në Durrës për të parë nga afër punimet në kantierin e rindërtimit të shkollës 9-vjeçare "Neim Babameto". Shkolla u shemb nga tërmeti, por kreu i qeverisë premtoi se një vit pas ngjarjes tragjike, në 26 nëntor do të jetë gati për të pritur 1064 nxënës<br /><br />"Me 26 nëntor do të hapet. Janë shkolla që do të bëhen të reja me laborator, me palestër, bibliotekë, gjithcka që i duhet një hapësirë mësimi, argëtimi dhe për komunitetin. Dhe objektivi është që kjo shkollë këtu që ishte shembulli më dramatik i dëmit që solli tërmeti i 26 nëntorit. Kështu do të bëhet edhe me shtëpitë, edhe banesat kolektive, këtë javë, që vjen mbyllet kontrata për fillimin e shtëpive individuale grupi parë jashtë territorit të bashkisë Tiranë.
