Surprise Me!

Report TV -Gafa e PD-së mbi koalicionet: modeli i Kosovës është siç e propozon Rama

2020-08-04 0 Dailymotion

Në përpjekje për të mbështetur mundësinë që listat e hapura të shoqërohen me koalicionet parazgjedhore, siç janë përdorur deri në 2013 në Shqipëri, Partia Demokratike solli sot shembullin e Kosovës. Por modeli që sugjeron opozita ekstraparlamentare është në të vërtetë i njëjti model që propozon Edi Rama dhe Partia Socialiste: domethënë po koalicione, por me listë unike. Në Kosovë, siç e tregon dhe fleta e votimit, partitë e lidhura në koalicion janë prezantuar me një listë unike siç propozon sot PS dhe jo të ndarë në lista të veçanta si pretendon akoma PD.<br /><br /> Pastaj, në Kosovë ka një ndryshim tjetër që e bën operacionin e votimit dhe të numërimit më të thjeshtë: atje ekziston sistemi proporcional kombëtar, pra 100 kandidatët janë unikë në të gjithë vendin. Ndërsa në Shqipëri ekziston sistemi proporcional rajonal. Dhe kështu në çdo qark lista e kandidatëve që propozon secila parti, ndryshon. Sa më shumë shtohen listat, aq më shumë shtohen kandidatët, dhe si pasojë rreziku i ngatërresës për zgjedhësit.

Buy Now on CodeCanyon