Surprise Me!

Top News - Vazhdojnë protestat masive anti-qeveritare në Rusi

2020-08-04 0 Dailymotion

Mijëra protestues u mblodhën të shtunën në rrugët e qytetit lindor Khabarovsk të Rusisë, në fundjavën e tretë me radhë, për të shfaqur pakënaqësinë ndaj largimit nga puna të guvernatorit Sergei Furgal.

Protestat po shihen si sfidë në rritje ndaj presidentit rus Vladimir Putin, pasi roli i tij në largimin e guvernatorit shkaktoi një krizë rajonale.

Shumë nga protestuesit kanë kërkuar dorëheqjen e Putinit. Disa e kanë quajtur të turpshëm emërimin e zëvendësuesit të guvernatorit nga ana e Putinit.

Autoritetet njoftuan se rreth 6,500 persona morrën pjesë në protestë. Mediat lokale thanë se pjesëmarrës ishin 20,000 persona.

Por, protestuesit dhe disa gazetarë të pavarur thanë se në protestë kanë marrë pjesë më shumë se 50,000 persona, duke e bërë këtë protestën më të madhe anti-qeveritare në vend.

Më 9 korrik, Sergei Furgal u arrestua para kamerave dhe aktualisht ndodhet në paraburgim në Moskë. Politikani akuzohet, se para 15 vjetësh ka qenë i përfshirë në një seri vrasjesh. Ai vetë i hedh poshtë të gjitha akuzat. Përkrahësit e Furgal dyshojnë për një largim nga detyra me motive politike.

Ndryshe, paralajmërimet e autoriteteve për rrezikun nga koronavirusi nuk i kanë ndalur protestat masive në Rusi, derisa Kremlini po tenton të rimëkëmbë ekonominë.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Russia#Proteste#TopChannel

Buy Now on CodeCanyon