Pas Luginës së Preshevës, edhe shqiptarët e Malit të Zi po mendojnë bashkimin në zgjedhjet parlamentare që vendi i vogël fqinj planifikon të mbajë në 30 gusht.

Raportet në media tregojnë se Alternativa Shqiptare e kryesuar nga Nik Gjeloshaj, Forca e re demokratika me Nazif Cungun, Lidhja Demokratike Shqiptare e Nikollë Camaj, Unioni i Tuzit i kryesuar nga Fadil Kajoshaj dhe Levizja qytetare Perspektiva, e drejtuar nga Amir Hollaj, duke kuptuar rëndësinë e këtyre zgjedhjeve, kërkesën e qytetarëve, si dhe pritjen e ftesën e diasporës për bashkim, kanë rënë dakord që, në zgjedhjet parlamentare të 30 gushtit, të dalin me një listë të përbashkët.

?Ne, si subjekte dëshirojmë të dëshmojmë qendrimin dhe kërkesën tonë për formimin e kësaj liste të përbashkët shqiptare, për zgjedhjet parlamentare të 30 gushtit.Mbetemi me shpresë se pritja jonë do të jap rezultat?, thuhet në një deklaratë të tyre. muajin e kaluar, katër subjekte politike shqiptare garuan me një listë të përbashkët ne zgjedhjet parlamentare të Serbisë, me qëllimin që kesisoj të fuqizohej zëri I shqiptarëve në këtë zonë.

Një lëvizje e tillë rezultoi e suksesshme, pasi për herë të parë Lugina e Preshevës arriti të sigurojë në këtë mënyrë tre mandate në parlamentin serb.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#NikGjeloshaj#Montenegro#TopChannel