Surprise Me!

Birra Tirana nuk arrin te privatizohet (15 Gusht 2000)

2020-08-04 3 Dailymotion

Lajme Arkiva 2000
Deklarohet i pavlefshëm tenderi i privatizimit të Birrës Tirana. Sot, e vetmja fabrikë birre në Shqipëri, nuk arriti të privatizohet. Në procesin e tenderit u paraqit vetëm një firmë. Përfaqësuesi i kompanisë greke me përfaqësues Dimitrios Populos. Komisioni i Vlerësimit të Ofertave filloi procedurën e tenderit në orën 10:00 të paradites dhe në momentin e marrjes në dorëzim të ofertës në 5 zarfe, konstatoi se zarfet ishin pa vulë, fakt ky që bie në kundërshtim me vendimin e Këshillit të Ministrave dhe ftesën për tender nga Agjencia Kombëtare e Privatizimit.
Më 30 minuta vonesë është paraqitur dhe firma italiane Peroni e cila nuk është pranuar pasi procedura e tenderit kishte nisur. Kozeta Fino, drejtore e Agjensisë Kombëtare të Privatizimit, shpjegon:
Vetëm arriti të merrej në dorëzim, por procedurat nuk filluan fare pasi oferta u deklarua që në fillim e pavlefshme. Pritet një iniciativë e re e qeverisë për të parashikuar procedurat e mëtejshme."
Agjencia Kombëtare e Privatizimit, përgatit relacionin për tenderin dhe informon për procedurat. Vlera e paketës për shitje të Birra Tirana e caktuar nga Ministria e Ekonomisë dhe Privatizimit është 1 miliard e 44 milion. Publikimi i dytë i tenderit do të vazhdojë me iniciativën e qeverisë./tvklan.al

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Buy Now on CodeCanyon