Zyrtarët shëndetësorë në gjithë botën janë duke u përballur me shpërthime të reja të koronavirusit, duke vënë në pah sa e vështirë është ndalja e virusit që ka lënë të vdekur 650,000 persona, edhe në vendet ku fillimisht përhapja e të njëjtit ishte ngadalësuar.

Kina ka raportuar për shifrat më të larta prej muajit prill, kur edhe pati vënë virusin nën kontroll.

Si përgjigje, zyrtarët kineë kanë nisur testimet masive në Ksinjang dhe rajonet tjera fqinje.

Edhe shtetet tjera në Evropë janë duke u përballur me rritje shqetësuese të numrit të rasteve, duke përfshirë Spanjën, Francën dhe Gjermaninë.

Spanja është duke tentuar të kontrollojë shkallën e infektimit dhe të marrë masa të reja parandaluese, pasi disa kombe evropiane kanë vënë ndalesa në udhëtime për qytetarët që kthehen në vendet e tyre pas pushimeve të kryera në Spanjë.

Pandemia nuk ka treguar shenja të zvogëlimit as në Shtetet e Bashkuara, territorin e prekur më së keqi në botë nga koronavirusi, meqë deri më tani janë regjistruar mbi 4.2 milionë të infektuar dhe 147,000 vdekje.

Virusi është duke u përhapur aktualisht në Florida, Teksas, Kaliforni dhe Arizona.

Ndërkohë në Ballkan, Serbia dhe Maqedonia e Veriut janë po ashtu duke u përballur me shifra të larta të të prekurve nga sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi i ri.

Autoritetet shëndetësore në Serbi kanë thënë më 26 korrik se 467 persona kanë rezultuar pozitivë në virus në 24 orët e fundit, duke shënuar rekord të të prekurve prej kur është raportuar për pandeminë në këtë shtet.

Sipas tyre edhe tetë persona kanë vdekur përgjatë një dite.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#OBSH#Evropë#TopChannel