#tvora #rtvoranews

Zjarrëvëniet e qëllimshme janë kthyer sërish në shqetësim për zjarrfikësit tashmë që kanë nisur ditët e nxehta. 115 vatra janë regjistruar në Shkodër, në harkun e një muaji ku zjarrfikësit kanë kritika për punonjësit e zonave të Mbrojtura dhe Policinë.

115 vatra zjarresh janë regjistruar në Shkodër vetëm për periudhën fund qershori ? 27 korrik, ku pjesa më e madhe dyshohen zjarrvënie të qëllimshme.

E ndërsa peshën kryesore e mban shërbimi zjarrfikës, ky i fundit hedh akuza se administrata e zonave të mbrojtura dhe ajo e pyjeve nuk bashkëpunojnë për shuarjen e vatrave aktive në këto sipërfaqe, megjithëse çdo verë ato kanë vëzhgues shtesë.

Ridvan Bushati: Vinë 4-5 veta sa bëjnë fotografi dhe zhduken.

Bushati nuk kursen kritikat edhe për policinë që këtë vit ndryshe nga të shkuarit, nuk po rakordon me shërbimin zjarrfikës për rastet e përsëritura të zjarreve.

Ridvan Bushati: 7 herë në të njëjtin vend, policia duhet të reagojë dhe të shqyrtojë dikë për rastet.

Për ta konkretizuar këtë problematikë, ai i referohet rasteve që janë dërguar për ndjekje penale në gjithë këto vite.

Ridvan Bushati: Prej vitesh asnjë ndjekje penale.

Ndërkohë një vatër zjarri e nisur në një kosh mbetjesh urbane u përhap në varrezat e fshatit Garunjas në Lushnje.

Pakujdesia dhe zjarrvëniet e qëllimshme kanë bërë që zjarret të përfshirjne disa hektarë me ullishte në Myzeqe.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/ne-shkoder-115-raste-zjarresh-ne-nje-muaj-zjarrfikesit-kritika-zonave-te-mbrojtura-dhe-policise/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp