Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas deklaroi se nuk pret kthesë në politikën e jashtme amerikane, edhe nëse vjen një president i ri amerikan.

Për mediat gjermane ?Rheinischen Post» dhe «General-Anzeiger», Mass paralajmëroi nga iluzioni si Gjermaninë se në rast se Donald Trump humbet zgjedhjet, do të ketë ndryshime në politikën e jashtme amerikane. ?Kush pret tani në Europë vetëm për ndryshimin në Shtëpinë e Bardhë, duhet të përgatitet, që edhe në këtë rast nuk ka për të qenë më aq e rehatshme si dikur?, është shprehur ministri gjerman.

Sipas Maas, politika amerikane si në fushën e jashtme edhe atë të sigurisë ka ndryshuar, dhe kjo jo vetëm nga koha që Trump ka ardhur president. Rolin si polici i botës, SHBA nuk do ta luajë më si në masën e dikurshme, theksoi ai, duke shtuar ?Europa duhet të shohë vetë, se çfarë duhet të bëjë për sigurinë e saj?.

Por SHBA mbetet partneri më i rëndësishëm i Gjermanisë jashtë Europës, prandaj përpiqemi për të ardhmen e marrëdhënieve, pavarësisht dallimeve shtoi më tej ministri. 100 ditë para zgjedhjeve në SHBA, Trump paraqitet më se i sigurtë në fitoren e tyre pavarësisht se sondazhet nuk kanë qenë shumë favorizuese për të.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#HeikoMaas#SHBA#TopChannel