Lajme Arkiva 2000
Vrasja e djeshme në qendër të Tiranës drejt zbardhjes. Kështu kanë deklaruar hetuesit e policisë së Tiranës dhe Komisariatit 3. Atentati i mbrëmbshëm para kafe "Piaza" i mori jetën 30 vjeçarit Sul Dema. Ai sapo kishte dalë nga bari ku ishte me një shokun e tij ndërkohë që po nxirrte makinën nga parkingu ku qëllohet nga pas me një breshëri të gjatë kallashnikovi dhe si pasojë vdes në vend.
Atentatorët arrijnë arrijn t'u shpëtojnë ndjekjes së policisë në dalje të Tiranës. Së fundmi sipas shefit të Komisaritit 3 është gjetur në Fushë Krujë, makina e djegur e dy atentatorëve. Pasi kanë braktisur mjetin që i largoi nga vendi i ngjarjes, dy të rinjtë atentatorë e kanë djegur atë duke marrë një makinë tjetër që i priste aty pranë. Sipas Vatnikës, gjetja e makinës ka ndihmuar mjaft në kërkimet e policisë. Megjithatë sipas tij shumë shpejt do të flitet për emra.
Vrasja e mbrëmshme sipas policisë ka vetëm shkaqe hakmarrjeje. Ata kanë pasur probleme me fisin Hakaj. Nga dy fiset vitet e fundit ka patur shumë të vrarë mes të cilëve dy vëllezërit dhe babai i viktimës së mbrëmshme dhe rreth 13 viktima nga Fisi Hakaj. Megjithatë nga policia gjatë këtyre viteve nuk ishte provuar zyrtarisht identifikimi i autorëve të këtyre vrasjeve duke mbetur thjesht dyshime./tvklan.al

Gazetar: Eduart Frangaj

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/