Banorët e një pallati të ndërtuar 15 vjet më parë me nr 1918, në lagjen 12 të Durrësit janë grumbulluar përpara bashkisë së Durrësit në formë proteste sot më mëngjes.<br /><br />Ata pretendojnë se pallati ku ata banojnë nuk i është nënshtruar proçedurave të plota për të pasur një vlerësim real të dëmeve të shkakruara nga tërmeti i 26 nëntorit vitin e shkuar. Banorët thonë se vetëm akti i konstatimit është i pamjaftueshëm për të arritur në konkluzionin përfundimtar të gjendjes së pallatit të tyre.