#KombinatShow, një emision për shqiptarët nga #EnkelDemi (09 Janar 2004)

I ftuar në ?Kombinat Show?, aktivisti i lëvizjes ?Mjaft? dhe artisti Rubin Beqo e konsideroi komunizmin një sëmundje mendore, pasojat e të cilit po i ndjen dhe brezi i ri.

?Unë mund të mos di ditëlindjen e të pavdekshmit (Enver Hoxha) dhe formimin e partisë së çelikut, por di të flas mbi pasojat që ka lënë te brezi im i gjithë ky manjakllëk, e gjithë kjo sëmundje mendore. Sado që ne mund të qeshim me disa batuta dhe duartrokasim këtu, për mua është e patolerueshme. Pasojat e një edukimi të atij trekëndëshi revolucionar ka ngelur mbi mua dhe brezin tim. Janë transmetuar në fenomene të komplekseve e të ngurtësisë. Tek e fundit nuk është e rëndësishme ta pëlqesh ose jo kornizën e tjetrit, por e rëndësishme është ta pranosh, ashtu sikurse personi vetë pranon ose mendon që do të krijojë kornizën e vetë. Pëlqimi është tërësisht individual dhe komplekse të trashëguara nga ajo sëmundje mendore, brezi im i vuan sot e kësaj dite. Është një udhëkryq dhe një çorientim total sepse nuk ka disa vlera që të trashegohen ose të jenë si pika referimi edhe sot?.

SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund ti ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/