Dy vatra zjarri janë aktivizuar ditën e sotme në veri të vendit, ku një është në Dragobi të Kukësit dhe një në Vaun e Dejës në qarkun e Shkodrës.<br /><br />Zjarri në Dragoni të Kukësit ka rënë në terren malor dhe mjaft të vështirë ku ndërhyrja e zjarrfikësve është e vështirë. Era po favorizon flakët duke i përhapur ato dhe djegur një sipërfaqe të konsiderueshme pyjore.