Pak orë pas ngjarjes së mbrëmshme ku një 23-vjeçar i quajtur Regis Runaj u vra me thikë, duke u goditur 7 herë, sot në mëngjes një tjetër krim është shënuar në orët e para të mëngjesit.
Florian Lamce, 40 vjeç, është ekzekutuar në qendër të qytetit, në afërsi të muzeut etnografik pranë lokal 'Piazza', rrethores 5 te mengjesit. Burime bëjnë me dije se ai ka qenë i dënuar me tre vite burg për akuzën e 'pengimit të zbardhjes së vërtetës'. Gjithashtu raportohet se vrasja e Lamces është kryer me sende të forta.

Lamce është hetuar edhe për dy plagosje, por në fund ka vuajtur dënimin vetëm për akuzën e mësipërme.

Ndërkohë sipas policisë ngjarja ka ndodhur për motive të dobta. Florian Lamce së bashku me dy persona të tjerë kanë qenë në vendin e ngjarjes të dehur dhe pas një konflikti kanë goditur me shishe dhe mjete të forta njëri-tjetrin.

Për këtë arsye Lamce ka ndërruar jetë, ndërsa janë shoqëruar në komisariat shtetasit Ardiano Hajdari, 42 vjeç dhe Sokol Sanxhaktari 34 vjeç.
Dy vrasjet brenda pak oreve ne qytetin e Elbasanit, vijne 10 ditë pas një tjetër vrasjeje që ndodhi në mes të ditës, ku mbeti i vrarë në vend, poshtë shtëpisë së tij, 39 vjeçari Emiljano Ramazani.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Elbasan#Konflikti#TopChannel