Surprise Me!

Bashkia Korce merr nismen per vrasjen e qenve te rruges (19 Gusht 2000)

2020-08-04 1 Dailymotion

Lajme Arkiva 2000
15 qen të rrugës janë ekzekutuar ditët e fundit në Korçë. Fatin e zi e kanë provuar të parët ato që vërtiten tek thertorja për ndonjë kockë. Dy vitet e fundit gjuetarët e rrethit kanë vrarë 400 qen, por ato përsëri vazhdojnë të shumohen. Fëmijët korçarë nuk e kanë për gjë të luajnë me këto kafshë duke marrë prej tyre dhe sëmundje të ndryshme.
Përgjegjësi i Shërbimit Veterinar të bashkisë vëren:
"Ky është një problem shumë i mprehtë që mbart në vetvete rreziqe në përhapjen e shumë sëmundjeve. Domethënë ka mjaft probleme të rrezikshme për jetën dhe shëndetin e njerezve, veçanërisht tek fëmijët. Prandaj lutemi qytetarëve që qentë e luksit apo qentë e gjahut dhe qentë roje t'i mbajnë të mbyllur."
Ende në Shqipëri nuk ka qendra grumbullimi dhe trajtimi të qenve rrugaçë. Për këto arsye këto kafshë i pret çiftja. Bashkia ka kërkuar nga qytetarët që zagarët e gjuetisë dhe qentë e shtëpisë të mos lëshohen rrugëve. Në të kundërt mundet që dhe ata të ekzekutohen dhe të përfundojnë në gropë jashtë qytetit./tvklan.al

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Buy Now on CodeCanyon