Me 106 vota pro dhe 10 kundër, Kuvendi votoi ndryshimet në Kushtetutë që sanksionojnë hapjen e listave të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e ardhshme. Në votim munguan 6 deputetë.

Këto ndryshime u miratuan pa marrëveshje me opozitën jashtë parlamentare, pavarësisht mbledhjeve maratonë të Këshillit Politik.

Mazhoranca thotë se këto ndryshime nuk prekin koalicionet parazgjedhore të cilat do të duhet të krijohen tashmë me një mënyrë të re nga e kaluara.

Sipas deputetëve socialiste hapja e listave jo më pak se 2/3-at e tyre do tu mbetet diskutimeve për Kodin Zgjedhor që do të bëhen pas ndryshimeve në kushtetutë.

Opozita parlamentare është e përçarë sa u takon këtyre ndryshimeve pasi një pjesë e saj i ka mbështetur ndërsa disa deputetë kanë deklaruar votën kundër.

Ndërsa opozita jashtë parlamentare tha se ndryshimet e njëanshme kushtetuese shkatërrojnë konsensusin, thyejnë dhe zhbëjnë marrëveshjet e 5 Qershorit dhe të 14 Janarit të nënshkruara nga Partia Socialiste dhe sjellin pasoja të rënda për stabilitetin, demokracinë dhe integrimin europian të vendit./tvklan.al
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/