Bashkësia Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut ka pezulluar manifestimin qendror për Faljen e Namazit të Kurban-Bajramit dhe u ka bërë thirrje besimtarëve që të zbatojnë rekomandimet e autoriteteve shëndetësore për mbrojtje nga koronavirusi. Sipas një vendimi të Bashkësisë Fetare Islame, Namazi i Kurban Bajramit do të falet në xhami, por me numër të reduktuar besimtarësh. Kreu i këtij institucioni fetar, Shaqir Fetai, njoftoi se ka rezultuar pozitiv në testin me Covid-19 dhe mesazhin e Bajramit e ka publikuar në kushte izolimi.

?Me lutjet tona t?i drejtohemi të madhit Zot, që me mëshirën e Tij të lëshojë ndihmën e Vet të pakufishme që ta tejkalojmë sprovën e madhe, por të rrezikshme për njerëzimin, sëmundjen Covid-19 dhe njëherësh t?i lutemi që t?i shërojë të gjithë të sëmurët kudo në vend dhe anembanë botës, ndërsa viktimat që humbën jetën t?i përfshijë në mëshirën e Vet të pakufishme. Vazhdoni të jeni në shërbim të tejkalimit të kësaj pandemie, sepse me këtë do të jemi në shërbim të Zotit?.

Nga ana tjetër besimtarët myslimanë në Maqedoninë e Veriut po përballen edhe me një shqetësim tjetër. Për shkak të përhapjes së sëmundjes ?gjuha e kaltër? tek dhentë, autoritetet kanë bërë thirrje që kafshët e tilla të mos theren për Kurban Bajramin, kurse Mufinitë kanë dhënë urdhër që lëkurat e kafshëve të groposen në dhe.

Në raportin e autoriteteve të shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut njoftohet se gjatë 24 orëve të fundit nga 1325 testimet e bëra, 119 persona kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Raportohet edhe për 89 pacientë të shëruar. Në këtë njoftim thuhet se 4 pacientë kanë humbur betejën me koronavirusin.

Tv Klan

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/