TIRANE-Ndryshohet Kushtetuta e Shqipërisë. Me 106 vota pro, nga 94 që duheshin për ndryshimet Kushtetuese, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar hapjen e listave. Në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të pranverës së 2021, shqiptarët do ta zgjedhin vetë deputetin e tyre, pasi listat nuk do të jenë më të mbyllura. Por sa do të hapen listat?<br /><br />Kryeministri Edi Rama sqaroi se kjo do të vendoset në Kodin Zgjedhor, nëse do të jetë 2/3 për të garantuar përfaqësimin gjinor sikur kërkon PS-ja apo 100% sikur do opozita. Për këtë kreu i qeverisë u shpreh i hapur për dakordësi. Kundër hapjes së listave votuan vëtëm 10 deputetë; Artur Roshi, Adriatik Alimadhi, Gjetan Gjetani, Kujtim Gjuzi, Fatjona Dhimitri, Lefter Maliqi, Zef Shtjefni, Suzana Topi, Erjon Piciri dhe Elda Hoti.
