Surprise Me!

Top News - Kursimet në pandemi/ BSH - depozitat u rritën në qershor

2020-08-04 5 Dailymotion

Koha e pasigurte dhe veshtiresite gjate periudhes së pandemise i ka nxitur individet he bizneset që të mos shpenzojnë dhe të kursejnë sa më shumë. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë bëjnë të ditur se kjo tendencë po reflektohet edhe në Shqipëri. Statistikat tregojnë se totali i depozitave shënoi në qershor rritje për të dytin muaj radhazi, duke arritur në gati 1.06 trilionë lekë, ose 8.5 miliardë euro, me një zgjerim prej 0.5%, ose 45 milionë euro më shumë, në krahasim me muajin e mëparshëm. Rritja në qershor ka ardhur pothuajse tërësisht nga kursimet në lekë, ndërsa ato në valutë kanë shënuar një përmirësim minimal. Ndërsa kursimet në lekë janë zgjeruar si rrjedhojë e rritjes së depozitave pa afat të bizneseve, që u rritën me gati 7% me bazë mujore. Ekspertët shpjegojnë se ndalimi i transferimit të fitimeve për disa sektorë, por edhe frenimi i investimeve si rrjedhojë e situatës, po bëjnë që bizneset të mbajnë likuiditetet në banka. Në rritje, ndonëse me ritme më të ulëta, ishin dhe kursimet e individëve pa afat në lekë, që u zgjeruan me rreth 1% me bazë mujore. Në krahasim me një vit më parë, totali i depozitave të bizneseve dhe individëve në të gjitha monedhat është rritur me 6.1%, ose rreth 500 milionë euro. Një vit më parë, shtesa ishte rreth tre herë më e ulët (rreth 170 milionë euro). Ndonëse monedha zyrtare është leku, euro mbetet e preferuara e kursimtarëve. Në fund të qershorit, depozitat në valutë përbënin 46.4% të totalit, pothuajse e pandryshuar në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#BSH#TopChannel

Buy Now on CodeCanyon