#tvora #rtvoranews
Kjo e premte ka shënuar një një rënie të rasteve të reja më koronavirus , ndërsa numri i testeve për të dyshuar me koronavirus ka mbetur në të njëjtat shifra. Fatkeqësisht në 24 orë kanë humbur jetën 3 qytetarë të moshave mbi 56 vjeç. Ndërkohë në dy spitalet Covid po trajtohen 115 pacientë.

Tre pacientë kanë humbur betejën me koronavirusin në 24 orët e fundit.

Fatkeqësisht, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në dy spitalet Covid, një 56 vjeçar dhe një 76 vjeçar nga Tirana me disa bashkëshoqëruese dhe një 90 vjeçar nga Elbasani.

Ndërkohë në 500 testime të kryera për Covid-19, 79 prej tyre kanë dalë pozitiv.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 56 raste në Tiranë, nga 6 raste në Shkodër, Krujë, nga 3 raste Fier, Lushnje, nga 1 rast në Elbasan, Kavajë, Vlorë, Kamëz, Divjakë.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin ?Shefqet Ndroqi? po trajtohen 115 pacientë, 16 janë në terapi intensive, 5 prej të cilëve pacientë të intubuar.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 69 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 2952, që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i rekomandon çdo qytetari të tregojë kujdes për respektimin e rregullave: ?Ruani distancën nga të tjerët të paktën 1.5 metër; Mbani maskë në ambiente të mbyllura dhe kudo ku nuk mund të ruani distancën. Ruani higjienën personale dhe kolektive.Nëse keni shenja të sëmundjes izolohuni dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127 dhe në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19?, njofton ministria e Shëndetësisë?. Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv