Programi ?Rudina?, në Tv Klan solli ditën e sotme intervistën me administratoren e ?Geraldina Sposa?, Marçela Lati. Përpara një viti e gjysëm, Marcela solli projektin e saj më të ri me 11 modele këpucësh/sandalesh, të dizenjuara dhe prodhuara nga stilistë italianë, të cilat mbajnë emrin e saj: ?Marçela Lati ? Wedding Shoes?. Ajo në program u shpreh se si pasojë e situatës së krijuar nga pandemia rreth 50% e rezervimeve për dasma janë shtyrë për verën e vitit 2021. Shumë nuse zgjedhin të bëjnë sete fotografike në datën që ato kishin planifikuar, ose të bëjnë kokteile dhe festa të vogla.
Më tej, Marçela tha se dasmat që organizohen janë me një numër të reduktuar personash që janë kryesisht familjarë. Sipas saj, pandemia po e vendos fokusin tek dasmat e vogla, që janë më të veçanta dhe krijojnë një atmosferë ndryshe, krahasuar me dasmat e mëdha.
#Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen.#klan

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/