Humbet jetën në moshën 82-vjeçare Aneta Rama, nëna e kryeministrit Edi Rama. Zemra e nënës së kryeministrit pushoi së rrahuri në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Lajmin e trishtë e ka konfirmuar vetë kreu i qeverisë shqiptare përmes një dedikimi prekës në Facebook

?Ishe drita dhe guri këndor i shtëpisë ku u rritëm e u bëmë burra, e ku mbetëm gjithnjë fëmijë. E di, që deri sa të shoh dot diellin e yjet do të jesh me mua, e bukur dhe e fortë si askush. Do të na mungosh shumë, por asgjë më shumë nuk bëje dot për ne sesa e pamundura që bëre plot përkushtim gjithë jetën, prandaj prehu në paqe mam?, shkruan Rama në dedikimin e tij.
Aneta Rama vuante prej kohësh nga një sëmundje e vështirë. Dy vite më parë ajo ju nënshtrua një operacioni në toraks dhe gjendja e saj ishte delikate. Për shkak të sëmundjes daljet e saj në publik kanë qenë të rralla.

Aneta Rama ka qenë një nga stomatologet e para të mjekësisë shqiptare e nderuar nga Urdhri I Stomatologut Shqiptar me ccmimin ?Nderi i Stomatologjisë Shqiptare?. Në vitin 1955 Aneta Rama filloi studimet universitare në Poloni dhe u diplomua si mjeke stomatologe në vitin 1961 në brezat e parë me arsimim të plotë universitar në dentistry dhe filloi punë si mjeke stomatologe në poliklinikën e qytetit të Vlorës, klinikë e porsathemeluar në vitin 1959. Më pas u transferua si stomatologe në Tiranë, ku punoi si drejtuese për shumë vite në disa poliklinika të kryeqytetit. Nga martesa me skulptorin e njohur Kristaq Rama ajo pati dy fëmijë Olsi dhe Edi Ramën.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#AnetaRama#EdiRama#TopChannel