Më shumës e gjysmë milionë raste koronavirusi janë konfirmuar në afrikën e jugut. Ministri i shëndetësisë së vendit njoftoi 10107 raste të reja të shtunën duke e cuar totalin e të prekurve në 503290 dhe atë të viktimave në 8153.
Afrika e jugut është vendi më i goditur në kontinent dhe zë thuajse gjysmën e të gjitha rasteve të raportuara në kontinent. Ajo ka po ashtu edhe numrin e pestë më të lartë në botë të infektimeve, pas SHBA, Brazilit, Rusisë dhe Indisë. Kërkuesit sidoqoftë thonë se numri i vërtetë i rasteve dhe viktimave në vend mund të jetë shumë më i lartë. Më shumës e një e treta e infektimeve janë raportuar në Gauteng, qendrën financiare të afrikës së jugut që tashmë është epiqendra e shpërthimit në vend. Infektimet, sipas ekspertëve, nuk pritet të arrijnë kulmin të paktën edhe për një muaj. Afrika e jugut vendosi një izolim strikt në prill dhe në maj, që e ngadalësoi përhapjen e virusit. Por nisi hapjen graduale në korrik. Gjendja e emergjencës në vend është akoma në fuqi, deri më 15 gusht. Fluksi i pacientëve ka vendosur në vështirësi sistemin spitalor të afrikës së jugut dhe një hetim i BBC ka treguar edhe një seri dështimesh sistematike që kanë cuar shërbimin shëndetësor afër kolapsit.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Pamje: AFP

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#SouthAfrica#TopChannel