5 humbje jete janë regjistruar ditën e sotme me COVID, e ndërsa janë konfirmuar pozitiv 123 persona.

"Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon rreth situatës së COVID19 në Shqipëri në 24 orët e fundit.
Situata epidemiologjike paraqitet me rritje te numrit të të prekurve nga Covid 19 dhe me shtrime të reja në spitalin Infektiv dhe ?Shefqet Ndroqi?.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 474 testime për të dyshuar të prekur nga Covid 19, ku 123 persona janë konfirmuar të prekur nga virusi Covid 19.
Në total në të gjithë vendin prej fillimit të epidemisë janë kryer 42183 testime molekulare dhe serologjike, ndërkohë vijon gjurmimi dhe hetimi epidemiologjik nga strukturat e epidemiologjisë në të gjithë territorin.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 57 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3018, që nga fillimi i epidemisë.
2335 raste aktive rezultojnë në të gjithë vendin dhe po ndiqen nga mjekët e familjes.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin ?Shefqet Ndroqi? po trajtohen 120 pacientë, 18 janë në terapi intensive, 6 prej të cilëve pacientë të intubuar.