#tvora #rtvoranews

Mbrëmjen e sotme luhet sfida finale për Kupën e Shqipërisë mes Tiranës dhe Teutës në stadiumin ?Air Albania?.

Duket se djemtë e detit e kanë nisur në mënyrën më të mirë të mundshme sfidën teksa kanë shënuar që në minutën e dytë me anë të Hoxhës.

Tirana kërkon një tjetër sukses pasi siguroi kampionatin shqiptar dy javë më parë.

Ndeshja po luhet pa tifozë për shkak të masave anticovid.

Kryeredaktori i sportit në RTV Ora, Altin Sulçe përcolli live atmosferën e krijuar rreth stadiumit kombëtar.

Sulçe: Jemi me finalen e Kupës së Shqipërisë. Sot Tirana ka një tjetër shans për të fituar një tjetër kupë të rëndësishme. Përballë kryeqytetasve vjen Teuta. Të dyja festojnë 100 vjetorin e krijimit teksa Teuta do të tentojë fitoren e kupës. Pavarësisht se nuk ka tifozë, dëgjohen ovacione nga pjesëtarët e stafit në mbështetje të skuadrave të tyre. Ndërkohë policia ka rrethuar të gjithë perimetrin ku vijon kontrollet për të mos lejuar asnjë person të paautorizuar.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/nis-finalja-e-kupes-se-shqiperise-teuta-kalon-ne-avantazh/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp