Surprise Me!

Ora News - Greqia ndryshon vendim, lejon fluturime me Shqipërinë nga aeroporti i Athinës

2020-11-05 5 Dailymotion

#tvora #rtvoranews

Autoriteti Grek i Aviacionit Civil ka njoftuar se është lejuar që të udhëtohet për në Greqi dhe që nga Greqia deri më datën 15 gusht.

Autoriteti Grek i Aviacionit Civil njoftoi se do të lejohen të gjitha fluturimet për në Greqi, nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, të ulen vetëm në Aeroportin Ndërkombëtar të Athinës.

Sipas Autoritetit të Aviacionit Civil, të gjitha fluturimet nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut lejohen të ulen vetëm në Athinë deri të Shtunën e 15 Gushtit.

Aeroportet e tjerë do të mbeten të paaksesueshëm për shkak të masave parandaluese të vendit kundër pandemisë së koronavirusit.

Ndërkohë, autoritetet greke zgjatën të premten pezullimin e përkohshëm të fluturimeve nga dhe për në Turqi deri të Shtunën e 15 Gushtit. Autoriteti gjithashtu njoftoi se të gjithë udhëtarët që hyjnë në Greqi nga një aeroport i Emirateve të Bashkuara Arabe, Bullgaria dhe Rumania janë të detyruar të paraqesin një rezultat negativ të testit për Covid-19 pas mbërritjes. Rregullat parashikojnë se testi duhet të kryhet deri në 72 orë para se udhëtarët të hyjnë në Greqi.

Të gjithë udhëtarët për në Greqi janë ende të detyruar të plotësojnë Formularin e Identifikimit të Pasagjerëve 24 orë para se të hyjnë në vend.

Fluturimet për në Greqi dhe nga Tirana apo Shkupi, më parë ishin ndaluar përkohësisht saj një direktive që do të rishikohej më 1 gusht.
Greqia filloi hapjen për turistët më 1 korrik, sipas udhëzimeve të sigurisë së ekspertëve të shëndetit dhe Bashkimit Evropian.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/greqia-ndryshon-vendim-lejon-fluturime-me-shqiperine-nga-aeroporti-i-athines/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Buy Now on CodeCanyon