Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me zjarret që po 'pushtojnë' pyjet në Shqipëri.<br /><br />Përmes njoftimit zyrtar, Presidenti Meta nxit autoritetet qendrore dhe vendore për koordinimin në kohë dhe marrjen e masave të menjëhershme dhe efektive të emergjencës, për të neutralizuar çdo vatër zjarri që do të dëmtonte rëndë pasurinë publike, kombëtare dhe atë private. Ipeshkvi i Dioqezës së Rreshenit, Dom Gjergj Meta ka reaguar në lidhje me vatrat e zjarrit që janë krijuar në një pjesë të territorit të Shqipërisë.<br /><br />Përmes një postimi në rrjetet sociale, Dom Gjergj Meta ka shprehur dhimbjen e tij për dëmtimin e ekosistemit, të cilësisë së jetës, biznesit dhe turizmit.