Lajme Arkiva - Tv Klan 2000

Delegacionet shqiptare dhe serbe për dialog, që u takuan një muaj më parë, do të mblidhen nesër në zyrën amerikane në Prishtinë. Ftesën në emër të Departamentit Amerikan të Shtetit e bëri Kristofer Dell, shefi i zyrës amerikane në Kosovë.

Dy delegacionet firmosën në fund të muajit të kaluar një marrëveshje, ku ata angazhoheshin për vendosjen e paqes mes shqiptarëve dhe pakicave etnike. Ndërsa qëllimi i takimit që do të zhvillohet nesër është gjetja e mënyrave konkrete me të cilat do të vazhdojë dialogu midis shqiptarëve dhe serbëve.

Ndërkohë Ministri Gjerman i Mbrojtjes, Rudolf Sharpin, që vizitoi dje qytetin e Prizrenit tha, se komuniteti ndërkombëtar do të qëndrojë në Kosovë derisa të vendos paqen, stabilitetin, shoqërinë demokratike dhe shtetin ligjor. Ministri Gjerman i Mbrojtjes siguroi dje, se forcat ushtarake të NATO-s në Kosovë dhe organizatat e tjera ndërkombëtare do të jenë atje derisa t?ia arrijnë qëllimit./tvklan.al

Gazetare ? Mirela Milori

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/