#tvora #rtvoranews

Prej nisjes disa ditësh, zjarret vazhdojnë të shkrumbojnë sipërfaqe me pyje. Në Lezhë flakët po i afrohen Ranës së hedhur të frekuentuar nga pushuesit, ndërsa në fier prej disa ditësh flakët nuk ndalen.

Në të paktën 4 qarqe të vendit zjarret kanë shkrumbuar sipërfaqe të mëdha me pyje.

Vetëm në korrik janë regjistruar 168 vatra.

Për vënien në kontroll të situatës janë angazhuar 200 efektivë të forcave të armatosura

Flakët të cilat kanë përfshirë pyllin me pisha në Seman të Fierit vijojnë të jenë aktive prej ditësh.

Në vendngjarje janë angazhuar të gjitha forcat zjarrfikëse të Fierit , Patosit dhe Roskovecit por i favorizuara nga era dhe temperaturat e larta, zjarri ka përfshirë një sipërfaqe prej më shumë se 20 hektarë.

Shefi i emergjencave civile pranë bashkisë së Fierit Flamur Mato është shprehur se po punohet për të ndaluar përhapjen e flakëve në kurorën e pishave.

Komandanti i forcave zjarrfikëse të Fierit Ziaj Hyka thotë se terreni i vështirë e bën më problematike situatën.

Prej disa ditësh gjithashtu vijon të jetë aktive edhe vatra e zjarrit në malin e Rrenxit të cilat tashmë i janë afruar zonës turistike të ranës së hedhur në Shëngjin.

Pavarësisht se zjarri vijon me një intensitet të lartë ndërhyrja për shuarjen e flakëve është e pamundur.

Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako ka bërë me dije se përgjatë muajve Janar-Korrik janë evidentuar 329 vatra zjarri.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/qindra-hektare-toke-ne-flake-vetem-ne-korrik-jane-regjistruar-168-vatra-zjarri/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv