Një minator nga Tanzania, që brenda një nate u bë milioner në qershor, pasi shiti dy gurë Tanzaniti me vlerë 3.4 milionë dollarë, ka shitur edhe një gur tjetër për 2 milionë dollarë.

Zbulimi i tretë i Saniniu Laizer peshonte 6.3 kg. Tanzaniti gjendet vetëm në Tanzaninë veriore dhe përdoret për të bërë dekorime. Është një nga gurët e çmuar më të rrallë në tokë dhe një gjeolog vendas vlerëson se furnizimet me të mund të zhduken plotësisht 20 vitet e ardhshme.

E veçanta e gurit është varieteti i ngjyrave të tij që përfshin të gjelbrën, të kuqen, lejlanë dhe blunë. Vlera përcaktohet nga cilësitë e tij, sa më e bukur të jetë ngjyra e tij dhe sa më i qartë të jetë ai, aq më i lartë është çmimi.

Fatlumi Lazier i ka bërë apel të gjithë atyre si ai që të punojnë me qeverinë duke thënë se eksperienca e tij ishte një shembull i mirë.

?Ti shesës qeverisë do të thotë se nuk ka probleme, ata janë transparent, tha ai. Vetë minatorët, shpesh ankohen për pagesat nga pronarët e minierave. Pas shitjes në qershor të dy gurëve që peshonin 9.2 kg dhe 5.8 kg, Lazier, baba i më shumë se 30 fëmijëve, tha se do të bënte një festë.

Por këtë të hënë, ai tha se paratë do t?i përdorte për të ndërtuar një shkollë dhe një qendër shëndetësore në komunitetin e tij. Dy muaj më parë ai tha për BBC se fati nuk do t?i ndryshonte stilin e tij të jetesës dhe se ai do të vazhdonte të kujdesej për 2 mijë lopët e tij.

Minatorët si Lazier, blejnë licencën për të kërkuar tanzanit, por gërmimet e paligjshme dominojnë veçanërisht pranë minierave në pronësinë e kompanive të mëdha. Në 2017, presidenti Magufuli, urdhëroi ushtrinë të ndërtonte një mur 24 km të gjatë përreth një miniere që besohet se është edhe i vetmi burim në botë i tanzanitit. Një vit më vonë, qeveria raportoi një rritje të të ardhurave në sektorin minerar dhe ia atribuoi rritjen ndërtimit të murit.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Tanzania#Stone#TopChannel