Në 5 muajt e fundit, situata e të sëmurëve me koronavirus është përkeqësuar dhe mjekët e infektivit po konstatojnë lodhjen në luftën me Covid. Shefja e infektivit në QSUT, Najada Çomo iu drejtua personalisht qytetarëve me një mesazh, ku vëren se lufta me Covid ka nisur që nga dimri dhe vazhdon edhe në muajt e verës. ?Sa më pak ambientet publike, ku mblidhen shumë njerëz se janë vendi më i rrezikshëm për tu infektuar nga COVID-19. Virusi ?është midis jush, e është dhe midis nesh?.Jemi në verë dhe prej pesë muajsh, fluksi i pacientëve ka ardhur duke u shtuar me të sëmurë rëndë e me humbje jete. Kam një apel që këto 5 muaj pune intensive që nga dimri deri në verë janë lodhje?.
Ministrja e shëndetësisë Ogerta Manstirliu tha se grumbullimet janë kthyer në vatra infeksioni. Mbi 1 mijë të prekur me Covid 19 po ndiqen nga mjekët e familjes. ?Deri kur kjo pandemi të jetë mposhtur, kërkohet të heqim dorë nga grumbullimet dhe nga festat që shumë herë, dhe e kemi këtë të evidentuar, janë kthyer në vatra kryesore të përhapjes së infeksionit?.
Sipas ministres Manastrliu është bërë gati edhe menaxhimi i pandemisë për periudhën e vjeshtë-dimrit. ?Ne po përgatitemi për të përballuar situatën e vjeshtë-dimrit në disa drejtime. Nga krijimi i skuadrave të lëvizshme në Qendrën e Urgjencës Kombëtare tek skuadrat e dedikuara të mjekëve dhe infermierëve për spitalet Covid3 dhe Covid4, tek fuqizimi i kapaciteteve të spitaleve rajonale, nga rritja e kapaciteteve testuese tek vaksinimi i grupeve të riskuara?. Që nga fillimi i pandemisë, situata është përkeqësuar ndjeshëm në muajin Korrik. 93 pacientë humbën jetën vetëm këtë muaj, në krahasim me 64 që ishin në total në 4 muajt e mëparshëm.
Tv Klan

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/