Turizmi do të jetë sektori që rimëkëmbjen do ta ketë më të vështirë, për shkak të kufijve që vijojnë të mbyllur.

?Turizmi do të jetë sektori që do të ketë ngërçin më të madh. Pasi lëvizja e lirë e njerëzve është e bllokuar për shkak të protokollet e tyre. Të gjithë sektorët e tjerë mendojnë se do të kenë rritje?, sqaron ministrja.

Ministrja Denaj ka folur edhe për programin e ri-punësimit, që sipas saj do të mbështesë të papunët që ri-integrohen në treg përsëri.

?Kjo është skemë për të mbështetur punësimin. Skema e parë është për 2 paga mujor, skema e punësimit 8 mujor do të mbështes 4 paga dhe skema e tretë merr përsipër kontributet?, pohon Denaj.

Ndërkaq ministrja ka folur edhe për 2 paketat e pagës së luftës, ku theksoi se janë 172 mijë punonjës që kanë marrë 40 mijë lekë, dhe nga paketa e parë kanë përfituar 130 mijë punonjës.