OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve: Nikollaq Sina, Raul Zenunaj, Satilno Basho, Elvis Gaçaj, Petrit Kamberi, Alket Rushiti, Laert Haxhiu. Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t?u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t?i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, gjatë ditëve të fundit, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, 7 shtetasve.
Nder to eshte Laert Haxhiu, me banim në Lushnjë, i dënuar për veprat penale ?Vrasja në rrethana cilësuese? e mbetur në tentativë, ?Armëmbajtja pa leje? dhe ?Prishja e qetësisë publike?. Te njejtat akuza, si edhe ajo e vrasjes me paramendim, rendojne edhe mbi shtetasin Satilno Basho me banim në Vlorë.
Gjithashtu ne siten e OFl eshte Nikollaq Sina me banim në Vlorë, i dënuar për veprën penale ?Trafikim i lëndëve narkotike?;
Me pas ne listen e shtetasve ne hetim jane, Raul Zenunaj me banim në Vlorë, i dënuar në Itali, për veprën penale ?Organizatë kriminale me qëllim trafikimin ndërkombëtar të drogës?;
Elvis Gaçaj me banim në Tiranë, i dënuar për veprën penale ?Prodhimi dhe shitja e narkotikëve?;
Petrit Kamberi, me banim në Fier, i dënuar për veprën penale ?Vrasja me paramendim?;
Alket Rushiti., me banim në Fier, i dënuar për veprën penale ?Trafik i femrave për prostitucion?;
OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#OFL#TopChannel