Stuhi të forta ere përfshinë mbrëmjen e së martës bregdetin shqiptar. Moti i pazakontë në këto ditë përvëluese zgjati deri në orët e para të mëngjesit. Plazhet e Vlorës, ai i Dhërmiut dhe Himarës qenë më të prekurit, ku era e fortë dhe reshjet e shiut u shoqëruan edhe me dallgë të forta në det.
Stuhia e pazakontë që shkatërroi nga çadrat e shezlonët, çoi deri në mbylljen e bizneseve në bregdet, duke i bërë pushuesit që t?i braktisnin gjatë paradites plazhet. Edhe Durrësi u zgjua pa pushues këtë të mërkurë, ku si pasojë e stuhisë dhe dallgëve të forta plazhet ishin bosh.
Ndërkaq edhe policia kufitare njoftoi bizneset private që operojnë me mjete lundruese në det për arsye turizmi, të pezullojnë punën e tyre deri në një urdhër të dytë për shkak të motit të paqëndrueshëm. Por stuhia që goditi në orët e para të mëngjesit vendin tonë nga ana tjetër ja doli të shuajë disa vatra zjarri, aktive prej një jave.
Në pyjet e Semanit në Fier, situata sipas Ministrisë së Mbrojtjes është drejt normalizimit, por me pushimin e reshjeve të shiut në Llogara njoftohet për të tjera vatra zjarri.
Tv Klan

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/