Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Teuta dhe Tomorri i Beratit do të luajnë sot ndeshjet e kthimit të kupës UEFA. Djemtë e detit do të presin në orën 17:00 në stadiumin kombëtar ?Qemal Stafa?, Rapidin e Vjenës. Trajneri Dokupil, në mikrofonin e TV Klan ka deklaruar, se skuadra e tij ka ndërmend të mbrohet në ruajtje të fitores së dy javëve më parë 2-0 në Vjenë. Ndërkohë që për Rapidin do të luajë dhe ish-ylli i Milanit Dea Saviçeviç, i cili i jep Teutës 40% përsa i përketë kualifikimit.

?Nuk është e vërtetë që kam pasur frikë të vijë në Tiranë, pasi luftën nuk e bëjnë dy popujt tanë, por politikanë aventurier?. Gjithsesi thotë Saviçeviç, duke e ditur se kam shumë admirues në Shqipëri do të përpiqem që sot të tregoj klasin tim.

Për trajnerin Lika të Teutës, kjo ndeshje do të vendosë skuadrën që do të kualifikohet dhe sipas tij, skuadra me ndihmën edhe të 8 mijë shikuesve që do ta mbështesin mund të bëjë përmbysjen e madhe.

Skuadra e Tomorrit i ka filluar vështirësitë e përballjes me Apoelin që gjatë udhëtimit. Sipas të dërguarit tonë Kostandin Grillo, beratasit kanë udhëtuar plot 27 orë për të mbërritur në Qipro, ku sot në mbrëmje në orën 19:30, sipas trajnerit Mile, do të zbresin në fushë për të fituar./tvklan.al

Gazetare ? Holta Zhiti

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/