Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Një zbulim i rrallë arkeologjik në Jergucat, fshat në Dropullin e poshtëm, ku kalon superstrada Kakavijë-Gjirokastër është kryer ndoshta zbulimi më i rëndësishëm arkeologjik i 50 viteve të fundit. Një qytetërim me të gjithë elementët përbërës të tij, i cili po del në dritë të diellit.

Doktor Dhimitër Çondi me ekipin e tij, i financuar nga fondacioni amerikan PACART, po kryen kërkime të mëtejshme tani në varret monumentale të zbuluara edhe në fragmentin e ujësjellësit të sapo zbuluar.

Qytetërimi që po del tashmë në dritë, ka një histori krejt të veçantë për botën antike. Emërtimin e parë atij ia ka dhënë perandori ilir Ardiani dhe u quajt Adrianopulis dhe të dytin Justiniani, perandor romak me origjinë ilire. Është i vetmi qytetërim i botës antike mes dy emërtimeve perandorake.

Zhvillimi i ditëve të fundit u jep përgjigje shkencave të pakontestueshme dhjetëra gjetjeve e pikëpyetjeve të historisë, arkeologjisë, politikës dhe kulturës evropiane e botërore./tvklan.al

Gazetare ? Holta Zhiti

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/