Surprise Me!

6 viktima dhe 127 raste te reja me Covid-19

2020-11-05 0 Dailymotion

Gjashtë persona të tjerë kanë humbr jetën për shkak të koronavirusit. Bëhet fjalë për 3 qytetarë nga Durrësi, një 64-vjeçar, një 65-vjeçar dhe një 69-vjeçar, me sëmundje bashkëshoqëruese, një 72 vjeçare nga Fieri, një 73-vjeçare nga Korça dhe një 78-vjeçare nga Tirana.

Numri i viktimave për shkak të Covid-19 në vendin tonë ka shkuar në 188. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 531 testime për persona të dyshuar me virusin. Nga ta vetëm 127 persona janë kopnfrimuar të infektuar.

?Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 36 raste në Tiranë, 28 në Krujë, 15 në Durrës, 8 në Has, 5 në Kukës, 4 në Fier, nga 3 raste në Shkodër, Korçë, Elbasan, Vlorë, Gjirokastër, nga 2 raste në Lezhë, Përmet, Klos, Shijak, Finiq, nga 1 rast në Kurbin, Lushnje, Berat, Tepelenë, Kolonjë, Malësi e Madhe?.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 32 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3155, që nga fillimi i epidemisë. Në vendin tonë ka më shumë se 1 mijë raste aktive që po ndiqen në dinamikë nga mjekët e familjes sipas protokolleve të përcaktuara. Në dy spitalet Covid po trajtohen 119 pacientë. 22 prej tyre janë në terapi intensive dhe 4 janë intubuar.

Po ashtu në dy spitalet, Covid 1 dhe Covid 2, përveç pacientëve të konfirmuar pozitivë me Covid19, po vijojnë të marrin trajtim edhe pacientë të dyshuar, të cilët po trajtohen sipas protokolleve përkatëse./tvklan.al
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Buy Now on CodeCanyon