Surprise Me!

Ora News - Horror në Pogradec, djali me probleme mendore i pret kokën nënës dhe e var në derë

2020-11-05 5 Dailymotion

#tvora #rtvoranews

Një ngjarje horror ka ndodhur në familjen Çekiçi në fshatin Buçimas rreth orës 18:10 të pasdites së sotme.

Shtetasi Olsi Çekiçi rreth 44 vjeç, i cili sipas policisë vuan nga probleme mendore, ka vrarë me thikë nënën e tij Firdes Çekiçi, rreth 70 vjeçe.

Mësohet se ngjarja ka qenë makabre, ku ai i ka prerë kokën nënës së tij dhe e ka varur në derë.

?Komshinjtë e kishin dëgjuar sherrin dhe kishin njoftuar policinë. Kjo e fundit nuk ka mundur të mbërrijë në kohë për të parandaluar vrasjen. Sapo kanë mbërritur në derën e shtëpisë së 44-vjecarit policët kanë parë kokën e të moshuarës të shkëputur nga trupi. Sipas bashkëfshatarëve ai njihet si problematik dhe i dhunshëm, nuk ishte hera e parë që kishte debate dhe dhunë në shtëpinë e tij. Një person i kartelizuar me probleme mendore por që nuk pranonte të merrte mjekim, si dhe përdorues i lëndëve të forta narkotike.Po kështu dhe i shoqëruar në polici për ngjarje të ndryshme? raportoi gazetari i Ora News Artin Halili.

Në ngjarje ka mbetur i plagosur edhe i vëllai i 44-vjeçarit që ka ndërhyrë për të shuar konfliktin.

Ndërkohë banorët e lagjes thonë se djali është dërguar disa herë në çmendinën e Elbasanit por është liruar sërish.

Banori: Ai ishte i lojtur fare, ecte dhe fliste me vete në rrugë. Ishte tip që policia e ka çuar 3-4 herë në çmendinën e Elbasanit dhe është liruar sërish. I dhunshëm ishte pasi dëgjonim zhurma që grindeshin në familje. Nuk e kemi parë ta rrihte nënën. Thonë që ishte përdorues i lëndëve narkotike. Ja kishte prerë kokën dhe ja kishte varur në derë. Jemi tronditur shumë si lagje. Të tjerët e dëgjonin që thërriste për ndihmë.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/e-rende-ne-pogradec-djali-me-probleme-mendore-vret-nenen-me-thike/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Buy Now on CodeCanyon