Surprise Me!

Top News - Mijëra vetë nënshkruajnë peticionin: Franca të marrë nën kontroll Libanin

2020-11-05 0 Dailymotion

Më shumë se 40,000 vetë nënshkruan një peticion dhe kërkojnë që Franca të vërë nën kontroll Libanit pas shpërthimit vdekjeprurës në Bejrut.

Mbi 44,000 vetë kanë nënshkruar një peticion në internet për ?vendosjen e Libanit nën një mandat francez për 10 vitet e ardhshme?. Peticioni në faqen e peticioneve Avaaz njoftohet se është iniciuar nga qytetarët libanezë pas shpërthimit që tronditi Bejrut të martën, duke vrarë mbi 140 vetë dhe duke plagosur më shumë se 5,000 të tjerë.

?Zyrtarët e Libanit kanë treguar qartë një paaftësi totale për ta siguruar dhe menaxhuar vendin,? thuhet në peticion. ?Me një sistem të dështuar, korrupsion, terrorizëm dhe me milicinë vendi është në grahmat e fundit.?

?Ne besojmë se Libani duhet të rikthehet nën mandatin francez në mënyrë që të krijohet një qeverisje e pastër dhe e qëndrueshme.?

?Libanezët janë të dëshpëruar?

Dima Tarhini, nga departamenti arab i DW, tha se peticioni ka qarkulluar gjerësisht në mediat sociale libaneze. Ai tregon se ?sa të dëshpëruar janë disa libanezë,? tha ajo. ?Ata kanë humbur shumë. Ata humbën shtëpitë dhe pronat e tyre, ata nuk mund t?i shpëtojnë dot fëmijët e tyre. Ata nuk dinë se ç?të bëjnë.?

Franca e ka pasur nën kontroll Libanin nga viti 1920 deri në vitin 1945 sipas një mandati të vendosur pas Luftës së Parë Botërore.

Emmanuel Macron premton ndihma

Peticioni i drejtohej presidentit francez Emmanuel Macron, i cili qe lideri i parë i huaj që shkoi të enjten në Beirut pas shpërthimit tragjik.

Macron paralajmëroi në Bejrut se Libani do të ?vazhdojë të fundoset? nëse nuk do të ndërmarrë reforma.

Ai premtoi se Franca do të ndihmojë për mobilizimin e ndihmave për Bejrutin e shkatërruar, ku dëmet dhe shkatërrimet shkojnë në një vlerë prej miliarda dollarësh.

?Ju garantoj se ndihmat nuk do të shkojë në duar të korruptuara,? tha Macron para një grupi protestuesish.

Libanon, Beirut: Emmanuel Macron (picture-alliance/dpa/AP/B. Hussein)
Prokuroria e Francë ka nisur hetimet në lidhje me shpërthimin, sepse prej u plagosën të paktën 21 shtetas francezë dhe një u vra.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#EmmanuelMacron#Lebanon#TopChannel

Buy Now on CodeCanyon