Lufta ndaj pastrimit të parave dhe evazionit fiskal këtë vit pritet të intensifikohet më shumë. Është pikërisht ligji për shkëmbimin automatik të informacionit të llogarive financiare, i cili bën të mundur që Shqipëria të marrë informacion nga 82 vende të botës mbi llogaritë bankare të shqiptarëve dhe të huajve. Procesi do të kryhet nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, e cila do të shkëmbej informacion me administratat e shteteve përkatëse.

Tashmë në fletoren zyrtare është publikuar vendimi me depozitat zbatuese të ligjit, pjesë e së cilit është edhe lista e vendeve me të cilët Shqipëria do të bashkëpunojë.

Në zbatim të këtij ligji duhet që të gjitha bankat brenda datës 30 maj të çdo viti të raportojnë pranë tatimeve llogaritë bankare që kanë pranë tyre të gjithë shtetasit e huaj, që janë rezident në vendet që janë pjesëmarrës në këtë proces. Pas këtij hapi është Drejtoria e Tatimeve që këtë informacion e raporton automatikisht tek homologia e saj e vendit ku është rezident personi që ka llogarinë.

Konkretisht nëse një shtetas Anglez ka një llogari bankare në vendin tonë, brenda datës 30 maj të çdo viti tatimet në vend e përcjellin këtë informacion tek organet tatimore në Angli. Dhe e anasjelltë do të ndodhë edhe me llogaritë e shqiptarëve jashtë vendit.

Përgatitjen për implementimin e këtij ligji kanë filluar pasi bankat kanë dërguar një formular tek klient të tyre, ku duhet të shënohen të dhënat e vendbanimit dhe numri tatimor i secilit.

Të gjithë qytetarët shqiptarë, që kanë para nga burime të jashtëligjshme të mbyllura në bankat e këtyre 82 vendeve nuk mund t?i fshehin më, pasi do të ekspozohen tek organet tatimore të Shqipërisë. Kjo pasi nisma ligjore ka pikërisht këtë si synim ?të verifikojë pagimin e taksave, fitimet nga shitjet e pronave, të ardhurat nga qiratë, apo krijimin e pasurive jashtë vendit?.