Një propozim për martesë i dalë jashtë kontrollit që shkaktoi djegien e shtëpisë, kjo është historia e një djali shqiptar në Britaninë e Madhe që po bën xhiron e botës.
26 vjeçari Albert Ndreu kishte përgatitur gjithçka për të surprizuar të dashurën e tij për ti bërë propozimin e martesës.
I riu shqiptar kishte vendosur t?i propozonte të dashurës së tij, Valerija Madevic në mënyrën më romantike të mundshme. Kështu Alberti e mbushi shtëpinë me dhjetra qirinj të ndezur, me shumë drita dhe 60 tullumbace. Në pamjet e publikuara nga mediat shihet se me qirinj të ndezur në dysheme ai kishte shkruar ?Martohu me mua??, ndërkohë përreth nuk mungonin petalet e trëndafilave dhe shishja e verës.
Pasi përfundoi përgatitjet 26 vjeçari shqiptar shkoi për të marrë të dashurën, por mesa duket nuk kishte llogaritur mirë kohën duke e lënë shtëpinë me qirinj të ndezur dhe për fat të keq kur u kthye e gjeti atë të përfshirë nga flakët. Zjarrëfikësit arritën të shuanin flakët dhe për fat të mirë nuk u lëndua asnjë person.
Gjithsesi, kjo ndodhi nuk e zmbrapsi Albertin. I riu shqiptar vazhdoi planin e tij, edhe pse tashmë skenografia kishte ndryshuar dhe në banesën e shkrumbuar, ku vetëm muret kishin mbetur, ai është ulur në gjunjë dhe i ka propozuar 22-vjeçares për martesë ku dhe ka marrë përgjigjen ?PO?.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Propozimi#TopChannel