Surprise Me!

Qytetarët në Sarandë e Kukës 'bashkëjetesë' me COVID-in! / Vëzhgimi i Report Tv

2020-11-05 0 Dailymotion

Rregullat dhe aktet normative në fuqi kundër COVID-19 të Ministrisë së Shëndetësisë duket se nuk vlejnë në qytetin bregdetar të Sarandës. Me marrjen e pushimeve, qytetarët duket se kanë vendosur të bashkëjetojnë me COVID-19, por pa maska dhe ruajtje të distancimit fizik në mjedise publike apo në mjediset e mbyllura.

"Deri diku janë ruajtur masat, jo plotësisht?, tha një pushues.

Më së shumti vendasit e vizitorët janë të fokusuar te bukuritë natyrore dhe klima e Sarandë.

?Situata këtë vit nuk ka qenë si vitet e kaluara. Numri i turistëve është i kufizuar. Këto ditë ka pas rritje. Çmimet janë më të ulëta se vitet e tjera. Ne po respektojmë rregullat?.

?Ne zgjedhim Ksamilin çdo vit. Uji shumë i mirë, çmimet shumë të mira. Klima perfekte. Çmimet normale?.

?Hera e parë që vij në Ksamil. Shumë bukur. Çmimet e arsyeshme. Deri diku janë ruajtur masat, jo plotësisht?, tregojnë pushuesit.

Edhe në qytetin e Kukësit jeta po vijon normalisht, pavarësisht se vijon të jetë ndër zonat më të nxehta sa i përket COVID- 19.

"Maskat në Kukës nuk i mbajnë. As distancë nuk mbajnë, as kushtet nuk janë për t'i mbajnë, Shkojnë për të marrë pensionet, për t'u vizituar, nuk i mbajnë"

Dikush i zbaton, dikush jo"

"Asnjë masë nuk ka kurrkund", tregojnë kuksianet.

Në Shqipëri numri i të infektuarve me koronavirus, çdo ditë e më tepër vijon të njohë rritje. Po ashtu edhe numri i atyre që kanë ndërruar jetë.

Buy Now on CodeCanyon