Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Kjo makinë është e filialit transit të postave. Me këtë shpejtësi, ajo do të përshkojë 465 kilometra, për të shpërndarë postën në qytet e caktuar në grafik. 7 linja të tilla çdo ditë mbulojnë gjithë Shqipërinë. Një pjesë e 17 makinave të tilla me të cilët punon filiali transit, kanë arritur ta kalojnë kilometrazhin e tyre dhe për pasojë ulet vazhdimisht shpejtësia dhe dërgesa mbërrin me disa orë vonesë.

Par të përballuar volumin e punës, për të pasur më shumë cilësi dhe shpejtësi, drejtoria e shoqërisë Albapost Sharrë, me fondin e saj prej 15 milion lekësh të reja ka blerë 11 makina Volkswagen me kilometrazh zero, të cilat në 1 Shtator do të vihen në punë. Drejtori i filialit Idajet Troqi shpjegon.

Idajet Troqi:- ?Jo vetëm nga defektet e pësuara gjatë rrugëkalimeve, ka vonuar çuarjen e postës në kohë, por ka pasur edhe defekte që janë vonuar në raste të veçanta, që jemi detyruar të çojmë makinë tjetër në këto rrethe. Me ardhjen e këtyre makinave të reja, ky defekt ose kjo mangësi, eliminohet përfundimisht?.

Me vënien në funksionim të makinave të reja, të gjitha postave dhe dërgesave që vijnë në rrugë ajrore e tokësore, do t?ju garantohet çuarja në destinacion brenda ditës./tvklan.al

Gazetare ? Holta Zhiti

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/