Surprise Me!

Top News - Rekord infektimesh/ SHBA, 1 në çdo 66 banorë i prekur

2020-11-05 0 Dailymotion

Shtetet e bashkuara të amerikës kanë regjistruar një rekord rastesh të koronavirusit të shtunën me më shumë se 5 milionë njerëz tani të infektuar ndërsa zyrtari më i lartë i sëmundjeve infektive në vend ofroi më herët këtë javë shpresë se një vaksinë mund të jetë e vlefshme deri në fund të vitit. Me një në cdo 66 banorë të infektuar, shtetet e bashkuara të amerikës udhëheqin në botë për sa i takon rasteve të covid 19. Vendi tani ka regjistruar më shumë se 160 mijë viktima, thuajse një e katërta e totalit në botë.
Rekordi i zymtë vjen ndërsa presidenti donald trump nënshkroi urdhëra ekzekutivë që synojnë të ofrojnë ndihmë ekonomike për amerikanët e dëmtuar nga pandemia e koronavirusit pasi shtëpia e bardhë dështoi të arrinte një marrëveshje me kongresin. Të premten, departamenti amerikan i punës raportoi se rritja e papunësisë në shba është ngadalësuar ndjeshëm në korrik duke nënvizuar një nevojë urgjente për ndihma të mëtejshme qeveritare.
Ndërkohë, doktor antoni fauci tha për reuters të mërkurën se mund të ketë të paktën një vaksinë efikase dhe të sigurt deri në fund të vitit. Por presidenti trump ofron një këndvështrim më optimist duke thënë se ka mundësi që shba të ketë një vaksinë për koronavirusin në kohë për zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#SHBA#TopChannel

Buy Now on CodeCanyon