Surprise Me!

Ora News - Ekzekutohet 27-vjeçari në Shkodër, viktima probleme me gjakmarrjen

2020-11-05 1 Dailymotion

#tvora #rtvoranews

Një 27-vjeçar ka mbetur i vrarë mëngjesin e kësaj të dielë në qytetin e Shkodrës. Ai është Gjin Ndoji i njohur ndryshe dhe me mbiemrin Boriçi. I riu rezulton me probleme të gjakmarrjes por dhe person me precedent penal në fushën e trafiqeve të paligjshme. Këto dy pista dyshon policia si shkak të ekzekutimit të të riut.

Qyteti i Shkodrës është zgjuar me një atentat mëngjesin e kësaj të diele, ku viktimë mbeti një 27-vjeçar.

I riu me dy identitete u vra rreth orës 6 të mëngjesit në fshatin Shkjezë, pranë Bushatit, në aksin rrugor Shkodër-Lezhë.

Gjin Ndoji, i njohur ndryshe dhe me mbiemrin tjetër Boriçi, u qëllua pranë automjetit të tij tip BMW, të cilin kishte vetëm pak ditë që e kishte marrë me qira.

I riu është gjetur nga kalimtarët në rrugë të cilët kanë njoftuar policinë. Këta të fundit shprehen se e kanë gjetur të riun me plagë të shkaktuar në përdorimi i armës së zjarrit.

Ndaj të riut janë shtënë disa herë me armë zjarri, duke e lënë të vdekur në vend, ndërsa policia bën me dije se ka gjetur në vendngjarje 4 gëzhoja.

Autorët të cilët janë larguar vendi i krimit kanë djegur automjetin 1 kilometër më larg, tek vendi i quajtur Bendi i cili shërben si kufi mes Bushatit dhe Lezhës.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/shkoder-gjendet-i-pajete-nje-30-vjecar-dyshohet-te-jete-ekzekutuar/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Buy Now on CodeCanyon