LEZHË- Arrestohen 5 persona dhe 1 vihet nën hetim për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe kundërshtim të punonjësve të policisë rrugore.

Janë arrestuar në flagrancë personat:

A. L., 21 vjeç dhe B. L., 30 vjeç, banues në Laç, Kurbin. Ata ndodheshin pasagjerë në mjetin tip "Benz", drejtuesi i të cilit nuk kishte vendosur rripin e sigurimit dhe kanë kundërshtuar me dhunë vënien e masës administrative për drejtuesin e mjetit.

E. K., 22 vjeç, banues në Lezhë dhe E.A.,33 vjeç, banues në Ferizaj, Kosovë, pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

M. Gj., 18 vjeç, banues në Laç, arrestuar në flagrancë dhe A. D., 16 vjeç, banues në Lezhë, është vënë nën hetim pasi janë kap duke drejtuar mjetet pa leje drejtimi.

32 leje drejtimi janë pezulluar për shpejtësi tej normave të lejuara dhe drejtim mjeti nën efektin e alkolit gjatë fundjavës. 24 Leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara tej normave të lejuara, deri në 141 km/h, ndërkohë që limiti i shpejtësisë ishte 90km/h, dhe 8 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkolit .

Janë vendosur 45 masa për mos vendosje të rripit të sigurimit, 41 për përdorim të celularit , 17 për mos vendosje të kaskës mbrojtëse dhe 31 masa për parakalime të gabuara dhe si dhe 53 masa administrative për tejkalim shpejtësie por pa masë plotësuese pezullim të patentës.