#tvora #rtvoranews

Mësymja e policisë me armë dhe maska në ambientet e RTV Ora dhe Ora News mesditën e 3 gushtit 2020 ishtë kulmi i një presioni dhe shantazhi politik, ekonomik dhe kriminal që ndodhte prej më shumë se tre vitesh ndaj drejtuesve të televizionit e kryesisht ndaj pronarit Ylli Ndroqi.

Historia tashmë dukshëm, e pranuar dhe nga analistët, nuk ka lidhje me asnjë procedim penal ndaj pronarit të ?Yldon Media Group? por një zbrazje mllefi dhe urrejtje ndaj ekranit.

Prezantimi nga ana e Bashkisë së Tiranës i projektit për Teatrin Kombëtar ishte vija e kuqe që ndau më konkretisht Erion Veliajn me ?Yldon Media Group? e më konkretisht me Ylli Ndroqin.

Ora News hapi ekranin si për ata që mbronin projektin dhe ata që e kundërshtuan. Drejtuesja e atëhershme e Departamentit të Informacionit njëkohësisht dhe moderatorja e edicionit qendror, Beti Njuma, ftonte në studio oponentët e këtij projekti.

Reagimi ishte i menjëhershëm. Për shkak të sensibilitetin që ka shkaktuar tashmë kjo çështje jemi të detyruar të publikojmë një pjesë e mesazheve të dërguar prej personazheve të njohur

Të pasqyroje reagimet kundër prishjes së Teatrit Kombëtar, ishte e barabartë me presion që i bëhej në mënyrë të menjëhershme pronarit të Yldon Media Group.

Me kalimin e ditëve u bë e qartë se presioni dhe fyerjet nëpërmjet mesazheve nuk ishte vetëm për çështjen e Teatrit Kombëtar, por edhe për çdo shqetësim qytetar i pasqyruar në ekranet e ?Yldon Media Group.?

Ishte pikërisht kronika e 26 nentorit 2019 për rrugën Hoxha Tahsim që sjell një mesazh pyetës-kërcënues me shumë pikëpyetje?

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/zbulohen-mesazhet-shantazhuese-ndaj-ylli-ndroqit-ja-si-u-kerkua-bllokimi-i-lajmeve/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv