Arben Ahmetaj, ministri i shtetit për Rindërtim, ishte sot në Shijak ku së bashku me kryetarin e bashkisë Elton Arbana inspektuan punimet në shkollën 'Kajo Karafili', si një nga 143 shkollat që do të rindërtohen pas tërmetit të 26 nëntorit.

Shkolla që do të mirëpres nxënësit me 26 nëntor ka një hapësirë prej 2900 metër katrorë, e projektuar me më shumë klasa, laboratorë, palestër, ambiente të gjelbëruara e rekreative për fëmijët, si dhe me të gjithë funksionet e një qendre komunitare.

"Shkolla duhet të mbarojë me 26 nëntor, i kemi premtuar kryeministrit. Të punohet me tre turne dhe brenda afatit të ketë mbaruar. Kjo shkollë është 143 shkollat që po ndërtohet nga buxheti i shtetit. Në trë njëjtën kohë të jetë edhe një ndërtesë qendër komunitare me ambiente si oborr, salla, palestra.

Shkollat po ndërtohen nga buxheti i shtetit, nga komisioni europian, nga qeveria gjermane, italiane, nga Katari, Sllovenia dhe të tjerë. Kajo Karafili është një nga këto shkolla,"-u shpreh Ahmetaj.