#tvora #rtvoranews
Rreth 2 javë na ndan nga fillimi i vitit të ri akademik.

Në një lidhje përmes Skype për ?Ora News?, Arjan Peraj nga Sindikata e Arsimit, tha se janë ende të paqartë për mënyrën se si do të rifillojë mësimi.

Sipas tij, mësimi online ishte dështim, sepse mbi 40% e fëmijëve nuk kishin mundësi për të marrë pjesë në këtë platformë.

Arjan Peraj: ?Sot jemi më datë 15 gusht, dhe duhen rreth dy javë për fillimin e vitit arsimor në Shqipëri. Në zonat rajonale ka arritur një urdhër ku u kërkon drejtuesve të nxjerrin me datë 20 të gjithë mësuesit. Jemi para një dileme se si do të vijojë ky vit shkollor. Do vazhdojë i plotë, i alternuar apo online. Nëse do vazhdojë online, do kemi një dështim total. Vetë përvoja e kaluar në 6 muajt e dytë të vitit shkollor, u pa se nuk u mësua asgjë. Mësimi online, përveçse ishte një propagandë, ishte një mashtrim dhe nuk kishte asnjë rezultat. Pamundësia ekonomike, teknologjike në Shqipëri, ka bërë që mbi 40% e fëmijëve të mos marrë pjesë në këtë platformë.?

Sipas tij, është e mundur që të reduktohet numri i nxënësve në klasa.

Arjan Peraj: ?Është e mundshme që të reduktohet numri i nxënësve në klasa. Nëse një klasë në Tiranë ka 40 nxënës, të arrihet një limit me 15-20 nxënës, të punohet me turne, të shikohet mundësia e plotësimit me orë mësimi të mësuesve në sistem. Çfarë u bë këto muaj? Merret minstria me kualifikimin e mësuesve që i quajti ministrja heronj të heshtur, tani u bëri kualifikimin. Kjo është e rëndësishme para një situate ku nuk dihet se si do të rifillojë arsimi? Le të shtojë një numër mësuesish, tu japë një kontratë, në këtë situatë.?

Për më shumë lexoni në:

https://www.oranews.tv/viti-i-ri-shkollor-peraj-mesimi-online-ishte-deshtim-te-reduktohet-numri-i-nxenesve-ne-klasa/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv