Ministri i Shtetit për Rindërtimin Arben Ahmetaj, së bashku më kryetarin e bashkisë Shijak Elton Arbana, ishin sot në Xhafzotaj ku inspektuan punimet në 10 shtëpitë e para që ka nisur të rinndërtohen pas tërmetit të 26 nëntorit.<br /><br />Në Xhafzotaj do të ndërtohen 233 shtëpi të reja, ndërsa puna po vijon çdo ditë në të gjithë Shijakun, për 508 shtëpi. Këto shtëpi, janë pjesë e 3400 banesave individuale që do të rindërtohen dhe shumica e familjeve të prekura nga tragjedia, ndërsa premtimi është se Vitin e Ri do ta festojnë në shtëpitë e reja.
