#tvora #rtvoranews

Bashkimi Demokratik për Integrim është pranë marrëveshjes me partinë e Zoran Zaev Lidhja Social-Demokrate, për formimin e qeverisë së re në Maqedoninë e Veriut.

Për analistin Ben Andoni, shqiptarët në këtë moment do të tërhiqen nga teza për të pasur postin e kryeministrit.

I ftuar në ?RTV Ora?, Andoni tha se interesi më i madh i shqiptarëve tashmë është formimi i qeverisë.

Ben Andoni: ?Mendoj se shqiptarët në këtë moment do të tërhiqen prej tezës për kryeministër shqiptar. Jo se nuk ka ardhur koha, jo se shqiptarët nuk e përballojnë si post. Për shqiptarët interesi më i madh në këtë moment është krijimi i një qeverie. Teza e Ahmetit, në një farë mënyre e hedhur shumë lart, është pozitive sepse nuk tregon thjesht urinë e shqiptarëve për të treguar staturën e tyre, por tregon kujdesin e shqiptarëve, që të tregojnë se janë komunitet si maqedonasit, të cilët janë të interesuar për fatet e vendit.?

Sipas Andonit, takimi i nesërm i Zoran Zaev me kreun e BDI Ali Ahmeti, do të jetë më konkret, dhe se shqiptarët do të befasojnë sërish me postet që do të marrin.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/qeveria-e-re-ne-maqedoni-andoni-nuk-do-kete-kryeminister-shqiptar-por-do-marrin-me-shume-poste/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv